PMI-ja globale shfaq prirjen e uljes në ekonominë botërore
Pekin, 7 nëntor - Treguesi i menaxherëve të blerjes (PMI) për manifakturën globale në tetor ishte 48.8, duke u rritur me 0.1 pikë nga muaji i kaluar.
Treguesi ka qenë nën 50 për katër muaj. He Hui nga Qendra e Informacionit të Logjistikës të Kinës, shprehet se kjo pasqyron faktin se sektori botëror i manifakturës është ende duke u tkurrur, megjithëse me një ritëm më të ngadaltë këtë muaj, gjë që kryesisht vjen për shkak të pasigurisë në lidhje me tregtinë globale.
"Tani të gjitha ekonomitë e botës kanë nevojë për një mjedis relativisht të qëndrueshëm të tregtisë globale, që do të thotë një mjedis i favorshëm për tregtinë e ndërsjellë. Vetëm në këtë mënyrë mund të krijohet një atmosferë e mirë për rimëkëmbjen ekonomike të mbarë botës", ka theksuar ai
Sondazhi i fundit i Rezervës Federale (Fed) mbi ekonominë globale arriti në përfundimin se ritmi i rritjes ekonomike të ShBA-së është ngadalësuar, dhe Fed-i e uli parashikimin e vet të rritjes për gjashtë deri në 12 muajt e ardhshëm.