23 Dhjetor 2024

Platforma digjitale për tatimpagues përfshin rreth 98% të shërbimeve

Prishtinë, 5 nëntor - Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë  ka bërë hapjen zyrtare të fushatës informuese “Ditët e Biznesit Kosovar”, ku përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë  do të organizojë shtatë  javët e biznesit në qendrat kryesore të Republikës së Kosovës.

Në hapjen e kësaj konference ishte Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Rozeta Hajdari, Ministre e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, të cilët thanë se konferenca në fjalë  është mjaft informuese për zhvillimin e sektorit privat, përmes së cilës do të bashkëbisedojmë me sektorin privat, për nevojat, sfidat, mundësitë, ndikimin e pandemisë në ekonomi dhe trendët momentale të ekonomisë.

Pjesë e panelit të kësaj konference ishte edhe Drejtori i përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj, i cili gjatë fjalës së tij tha se ATK kur bëhet fjalë për ofrimin e shërbimeve esenciale për tatimpagues lirisht mund të themi se jemi institucion që krahasohemi me vendet më të zhvilluara në rajon.

Ai tutje, tha se platforma digjitale e shërbimeve për tatimpagues deri më tani përfshin rreth 98% të shërbimeve, të cilës  shumë shpejt do t’i shtohen edhe dy komponentë shumë krucial për tatimpagues, që do të rrisin transparencën, por edhe do të ofrojnë lehtësi për tatimpaguesit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)