19 Nëntor 2024

Plani i ri i ndihmës për Greqinë nuk është urgjent

Frankfurt, 18 shkurt - Presidenti i Eurogrupit Jeroen Dijsselbloem u shpreh, pas përfundimit të takimit të ministrave të Financave të Eurozonës, ka thënë se plani i ri i ndihmës ndaj Greqisë nuk është urgjent.

Ai theksoi që, nëse Greqia zbaton politikat shtrënguese fiskale dhe nxit me sukses të gjitha masat e reformës, fondi i ndihmës i ofruar më parë mund të zgjatë deri në mesin e tremujorit të tretë të sivjetshëm.

Një gjë e tillë do të thotë se, para zgjedhjeve për Parlamentin Europian në maj, \"Trojka\" (Komisioni Europian, Banka Qendrore Europiane dhe FMN-ja) nuk do të miratojë planin e ri të ndihmës për Greqinë, çka pritet të dëmtojë në këto zgjedhje partitë greke që përkrahin reformën.

Jeroen Dijsselbloem u shpreh gjithashtu se misioni vëzhgues i \"Trojkës\" do të shkojë përsëri në Greqi në fund të kësaj jave, për të bërë vlerësimin e reformave në këtë vend, të cilat janë parakushti për dhënien e ndihmës së re për Athinën

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)