Plani i Obamës rrit taksat për të pasurit
Washington, 14 shkurt - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, bëri të ditur propozimet e tij për buxhetin e e vitit të ardhshëm.
Një nga këto propozime ishte dhe plani i tij për rritjen e taksave për të pasurit.
\"Ne nuk kemi nevojë të sigurojmë shkurtime shtesë të taksave për të pasurit. A duam ne të vazhdojmë të reduktojmë taksat për amerikanët më të pasur apo duam të investojmë në dicka tjetër? Arsimi, energjia e pastër, ushtria e fortë, kujdesi për veteranët tanë. Ne nuk mund t\'i bëjmë të dyja. Nuk e përballojmë dot.\"
Në mesin e planeve është dhe i ashtuquajturi \"Tatimi-Buffet\", ku taton të ardhurat e milionerëve.
\"Një e katërta e të gjithë milionerëve paguajnë normë më të ulët tatimi se miliona familje të shtresës së mesme. E kam thënë dhe më parë, Uarren Buffet paguan më pak tatime se sekretarja e tij. Kjo gjë nuk është e drejtë.\"
Propozimet për buxhetin e ri synojnë grumbullimin e 1.5 trilion dollarëve më shumë nga taksat, duke mos zgjatur uljet e përkohshme të taksave në fuqi që nga administrata e Bushit.