20 Nëntor 2024

Planet urbane të komunave dhe mbikëqyrja e zbatimit

Prishtinë, 2 gusht - Instituti Demokratik i Kosovës dhe OJQ Koha në Klinë të enjten organizuan tryezën e diskutimit mbi Planet Urbane të Komunave dhe Mbikëqyrja e Zbatimit ku morën pjesë zyrtarë nga komuna e Klinës, komuna e Malishevës, Ministria e Pushtetit Lokal dhe Ministria e Planifikimit Hapësinor si dhe OJQ nga komuna të ndryshme.  

Tema më e nxehtë e këtij diskutimi ishte vendimi për ndryshimin e Planit Zhvillimor Urban të komunës së Klinës në mënyrë urgjente dhe pa procedurat e përcaktuar me Nenin 20 të Ligjit për Planifikim Hapsinor .

Jetmir Bakija, kordinator i projektit të nivelit lokal nga KDI-ja, fillimisht tha se jemi bashkë në ketë tryeze për të bashkëbiseduar, sqaruar dhe elaburuar vendimet e marrë nga disa komuna për planet urbanistike dhe mbikëqyrjen e tyre nga niveli qendror.

Bakija, me theks te veçantë kërkoj sqarimet e nevojshme nga zyrtarët e të dy ministrive rreth vendimit të dërguar Komunës së Klinës për vendimin e ndryshimit dhe plotësimit të PZHU-së, të miratuar nga Kuvendi i Komunës së Klinës me 26.04.2013.

Ky vendim është kontestuar nga Kryesuesi i atëhershëm, z. Fadil Gashi i cili përmes një shkrese kishte kërkuar ligjshmërinë e këtij vendimi tek organet qendrore, MAPL-ja.

Për ketë vendim ka reaguar edhe Organizata Joqeveritare ‘’Koha’’ në Klinë e cila nga monitorimi i KK-së në Klinë ka hasur në shkelje procedurale dhe ligjore në vendimin e Kuvendit dhe përmes një kërkese ka kë.

Fadil Gashi, ish kryesues i Kuvendit të Komunës së Klinës, kryetar i degës së LDK-së, që është edhe këshilltar në Kuvend, potencoj shkeljet e bëra nga Kuvendi me miratimin e ndryshimeve të PZHU-së.

Gashi tha që janë bërë shkelje procedural dhe ligjore. Sipas tij Komuna e Klinës ka miratuar këtë plan të rëndësishëm me dokumente të falsifikuara sepse dokumenti i Këshillit të ekspertëve është sjellë i pa nënshkruar dhe protokolluar, KPF-ja gjatë dy shqyrtimeve i ka kthyer ekzekutivit për plotësim para së të procedohet në Kuvend dhe nuk janë respektuar procedurat ligjore që parashihen në nenin 20 të LPH-së.

Ish kryesuesi i KK-së ka kërkuar hetime nga ana e prokurorisë për ndërtimet e larta në Klinë, meqë sipas tij ndryshimet e PZHU-së në këtë forme kanë ardhur si pasoj e shkeljeve urbanistike.

Gashi, ndër të tjera ka kërkuar përgjigje të qartë nga ana e MAPL-së dhe MMPH-së për kërkesën e tij rreth ligjshmërisë.

Zeqir Morina, drejtor i Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Klinë tha së kemi respektuar procedurat ligjore me rastin e ndryshimeve të PZHU-së.

Sipas tij, ndryshimi i PZHU-së ka ardhur si nevojë qytetare, ndërsa theksoj që ky vendim është pezulluar deri sa nuk kemi një veprim me të qartë nga ana e MAPL-së dhe MMPH-së. Morina, tha që shkresës së nivelit qendror i jemi përgjigj me dokumente shtesë, duke kundërshtuar idenë së janë sjellë dokumente të falsifikuara.

Hidajete Zhuri, Kryesuese e Komisionin Ndër-Sektorial pranë Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, sqaroi se në rastin kur bëhen ndryshime të Planit Zhvillimor Urban, duhet të ndiqen procedurat për hartimin e një plani sikur kur miratohet për herë të parë. 

Ajo përkujtoi nenin 20 të Ligjit për Planifikim Hapësinor i cili gjithsesi se duhet të kihet parasysh dhe respektohet nga Komunat në rastin e ndryshimit dhe plotësimit të PZHU-së.

Sipas saj raporti i dërguar MAPL-së dhe Komunës së Klinës është i qartë dhe bazuar në atë raport Komuna e Klinës ka bërë shkelje ligjore me rastin e ndryshimeve të PZHU-së pa përfillur procedurat dhe sqaroj së nuk kanë kërkuar dokumente shtesë.

Edhe Besim Murtezai nga MAPL-ja theksoj së vendimi për ndryshimin e PZHU-së ka qenë jo ligjor dhe Komuna e Klinës brenda afateve ligjore duhet të merr hapa konkret në përputhje me vendimin e sjellë nga Komisioni ndër sektorial.

Ai tha që problematike mbetet meqë Komunat e Kosovës me LVL-në kanë fuqi të madhe qeverisëse dhe shpesh komunikimi dhe sjellja e dokumentacioneve nga Komunat, edhe pse e obliguar me ligj, është tejet e mangët ose gjysmale.

Komunat fshehin dokumentet dhe ftoj qytetarët dhe OJQ-të të bashkëpunojnë. Komunat duhet të jenë me përgjegjëse me vendimet që merr, dhe ato mund të konsultohen me organet qendrore paraprakisht.

Labinot Krasniqi nga OJQ KOHA Klinë, ka kërkuar që MAPL-ja të jetë më e hapur për të bashkëpunuar me SH.C, duke sjellë brenda afateve ligjore përgjigjet e kërkuara.

Krasniqi, ka theksuar nevojën që Ministritë të jenë me të saktë me rastin e interpretimeve ligjore, duke mos lënë hapësirë për interpretime të ndryshme siç po ndodhë me këtë rast në Klinë.

Derisa e kemi këtë situatë kontestuese, në terren gjendja po ndryshon, dhe Komuna e Klinës po merr vendime të reja për ndërtime të larta duke u bazuar në këtë Plan që ende mbetet kontestues.

Rrahim Morina, këshilltar i LDK-së në Malishevë shprehu zhgënjimin me mosveprimet e MAPL-së në shumë raste të iniciuara në Kuvendin e Komunës. Potencoj si tejet problematike mungesën e planeve urbane dhe rregullative në Malishevë.

Sipas tij, plani i vjetër i ish sistemit tashme është jashtë funksioni, ndërsa Komuna ka miratuar Planin Zhvillimor Urban vetëm në qendër të qytetit.

Pjesa me e madhe mbetet jashtë planit dhe ndërtimet bëhen pa asnjë kontroll dhe në fund legalizohen.

Ai përmendi edhe tjetërsimin e pronës publike nga ana e Kryetarit aktual pa vendim të Kuvendit.

Gjatë diskutimeve në këtë Tryezë është parë një mungesë komunikimi dhe koordinimi ndërmjet MAPL-së, MMPH-së dhe komunave të Kosovës, po ashtu është theksuar nevoja që MAPL-ja të jetë shumë me aktive në mënyrë që të ruhet interesi publik.

Të pranishmit ftuan Komunat që të vënë njerëz profesionist kur marrin hapa për miratimin e Planeve dhe të jenë sa me kualitative.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)