Pikat doganore në veri po funksionojnë
Prishtinë, 15 dhjetor - Dogana e Kosovës (DK), ka njoftuar se është duke vazhduar normalisht qarkullimi në dy pikat veriore në të cilat nuk ka pasur probleme të raportuara.
Gjatë ditës së shtunë gjithashtu përveç importeve dhe zhdoganimeve, janë realizuar edhe eksportet e para nga Kosova. Të shtunën në orët e mbrëmjes, edhe pjesa e fundit e protestuesve janë shpërndarë të qetë dhe nga ai moment situata është normalizuar. Puna është duke u zhvilluar si në të gjitha kalimet kufitare të Kosovës, është thënë në komunikatën e Doganës së Kosovës.
Sipas Doganës, gjatë të dielës nuk ka pasur trafik theksuar. Deri më tani nuk ka probleme të raportuara dhe të gjitha procedurat doganore janë aplikuar sipas dispozitave ligjore, ka njoftuar Dogana.