PF: Do të mbështesim bizneset me vizitat tona
Prishtinë, 27 mars - Kryetari Lexhendar ka vizituar birrarinë Sabaja për të qenë dëshmitar i investimeve të huaja dhe i produkteve vendore që po ndihmojnë në lulëzimin e madh të ekonomisë në Kosovë. Për të treguar interesimin e tij për bizneset e vogla dhe të mesme, Partia e Fortë ka vendosur të publikojë fotot nga kjo vizitë e kryetarit Arifaj të shoqëruar nga nënkryetarët Thaçi dhe Gacaferri.
Biznesmenët e rinj Alex Butler, Etida e Genc Zeka dhe Erza Veliu më treguan për sfidat e tyre sa i përket taksave për bizneset e vogla dhe të mesme. Sipas tyre taksat janë të larta. Unë i sigurova që birra është shumë e mirë edhe pse rrallë konsumoj produkte që kanë alkohol, ka thënë kryetari Arifaj gjatë vizitës së tij tash e një vit më parë.
Partia e Fortë siguron të gjithë votuesit se nuk është duke zhvilluar fushatë parazgjedhore.