Pezullohet vendimi për lejimin e bartjes së drunjëve nga parku i Bjeshkëve të Nemuna
Prishtinë, 4 shtator - Ministri i Mjedisit, Dardan Gashi, sot ka anuluar, Vendimin e datës 20 Gusht i marrë nga Agjensioni për Mbrojtjen e Mjedisit, për lejimin e transportit të masës drunore jashtë Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna.
\"Pezullimi i këtij vendimi ka ndodhur për arsye të moskordinimit të mjaftueshëm të akterëve të përfshirë në këtë proces, duke përfshirë Agjensionin e Pyjeve të Kosovës dhe komunat përkatëse. Me këtë pezullim ndalohet tërësisht çfarëdo aktiviteti në park, deri në marrjen e një vendimi tjetër të favorshëm për parkun\", ka njoftuar MMPH.
Me vendimin paraprak, të bazuar në raportin e grupit punues për verifikimin e gjendjes faktike në terren, bartësve të licencuar u është lejuar transporti me fletëpërcjellje të PK Sharri, dhe të ridamkosura me çekan të PK Sharri, në afat prej 50 ditësh. Pas rishqyrtimit, është dakorduar që koha prej 50 ditëve për barjten e drunjëve paraqet rrezik potencial të prerjes së pakontrolluar dhe masive të drunjëve në park.