18 Nëntor 2024

Pezullohet hapja e ofertave per Valen 60 dhe Shitjet nr.26

Prishtinë, 10 qershor – Agjencia Kosovare e Privatizimit, ashtu si kishte paralajmëruar kohë më parë, sot ka pranuar edhe ofertat për Ndërmarrjet e Reja në privatizim dhe për Asetet e Ndërmarrjeve Shoqërore në likuidim.

Përderisa pranimi i ofertave u shoqërua vetëm me dhunë verbale nga një grup banorësh të njohur për AKP-në, fatkeqësisht hapja e ofertave u ndalua dhnshëm nga të njejtit me pretendime të paqëndrueshme dhe të pabazuara lidhur me një aset të vetëm, nga 65 tërësisht sa ishin ofruar për transformim.

Të brengosur për sigurinë e stafit, për sigurinë e ofertuesve të tjerë dhe për të parandaluar dëmtimin e konkurrencës së procesit, AKP vendosi të pezulloj procesin e hapjes së ofertave për të gjitha shitjet e parapara të mbahen sot.

Ky vendim i morr në mungesë të kushteve për të përmbushur obligimin që rrjedh nga Rregullat e Tenderit, neni 10.1: Ofertat do të hapen nga komisioni për hapjen e ofertave, në mënyrë publike, brenda tri (3) orëve pas përfundimit të periudhës për dorëzimin e ofertës; pastaj neni 10.2:

Komisioni për hapjen e ofertave do të bëj identifikimin dhe shpalljen publike të të gjitha ofertave të dorëzuara, për blerjen e artikujve të tenderuar; neni 10.3: Komisioni për hapjen e ofertave do të bëj identifikimin dhe shpalljen publike të ofertës së dorëzuar me çmimin më të lartë, për blerjen e artikujve të tenderuar.
 
Ofertat e pranuara për Valën 60 dhe Shitjen e Aseteve përmes Likuidimit nr. 26, nën përcjellje të Policisë së Kosovës janë duke u mbajtur të bllokuara, ndërsa Agjencia do të ftoj secilin ofertues veç e veç dhe do t’ia kthej atyre ofertat.

Për vendimin e rradhës për përsëritjen e kësaj shitjeje Agjencia do të njoftoj me kohë të gjithë opinionin.

AKP dënon dhunën ndaj procesit të mandatuar nga Kuvendi i Kosovës, fton për qetësi dhe udhëzon që të gjitha pretendimet të trajtohen në Gjykatën Supreme.
AKP rikujton se është e përkushtuar për proces të hapur dhe konkurrues të ofertimit, duke e transmetuar të njejtin drejtpërdrejt përmes kamerave në internet.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)