Petrovic ka pranuar detyrën e ministrit të Pushtetit lokal
Prishtinë, 24 shkurt - Slobodan Petrovic, Zëvendës Kryeministër i Qeverisë së Kosovës ka pranuar detyrën e ministrit të Pushtetit lokal.
Pranim-dorëzimi i detyrës u bë në ndërtesën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal. Detyrën e dorëzoi zëvendës ministri z. Raif Elezi.
Petrovic tha se ka ardhur që të jetë në krye të ekipit fitues detyra kryesore e të cilëve është të arrijë rezultatet më të mira të mundshme dhe se në asnjë mënyrë nuk do të ikë nga problemet veç do të shkojë drejt tyre duke i zgjidhur.
Pas pranimit të detyrës, Ministri i ri ka pritur përfaqësuesit e ekipit përgatitor të Mitrovicës veriore me çrast ka zhvilluar një takim me ta.