Pesë vendeve me rritje më të shpejtë ekonomike mbajn takim
New Delhi, 30 mars - Kryeministri indian theksoi nevojën e gjetjes së financimeve për vendet në zhvillim, gjatë një takimi të nivelit të lartë të të ashtuquajturave vendet BRICS pesë vendet me rritje më të shpejtë.
Duke folur sot në New Delhi, kryeministri Manmohan Singh tha se drejtuesit dhe delegatët po diskutojnë mënyrat e zgjerimit të kapitalit bazë të Bankës Botërore, si dhe një propozim për të krijuar një bankë zhvillimi, të financuar dhe drejtuar nga pesë vendet e BRICS: Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut.
"Vendet tona janë dalluar për rritje, stabilitet dhe shpresë. Gjurmët tona në botë po fitojnë shikueshmëri dhe rëndësi. Ne kemi kapacitetin për të kontrubuar si duhet për zgjidhjen e sfidave globale. Forcimi i partneritetit tone është factor i paqes dhe qëndrueshmërisë globale dhe reflekton interestat e përbashkëta të popujve tanë.''
Vendet e BRICSit përfaqësojnë 40 përqind të populates botërore. Pjesëmarrësit e takimit pritet të shqyrtojnë çështje të ndryshme që nga siguria globale e deri tek rritja e bashkëpunimit financiar. Përveç krijimit të bankës së re të zhvillimit, drejtuesit pritet të njoftojnë hapat për ti sjellë ekonomitë e tyre më pranë njëra tjetërs, përfshi lidhjen e bursave të këmbimit.
"Ne po përjetojmë zhvillime të papara ekonomike dhe politike. Jam I sigurtë se ky takim i katërt I BRICS zhvillohet në kohën e duhur. Dhe sigurisht duke këmbyer pikëpamje gjatë këtij takimi, do të jemi në gjendje të kontribuojmë drejt stabilitetit politik dhe ekonomik në botë.''
Gjatë viteve të fundit, vendet e BRICS kanë mbajtur një nivel të lartë rritje dhe janë bërë një forcë e rëndësishme në rritjen ekonomike globale.