Përzgjidhen anëtarët e rinj të Komisionit të Granteve
Prishtinë, 22 janar - Komisioni i Granteve mbajti sot takimin e rregullt të tij, ku në bazë të nenin 32 të Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal, bëri përzgjedhjen e anëtarëve të rinj me short, për katër kryetarë të komunave me mandat ligjor njëvjeçar si anëtarë të Komisionit të Granteve gjatë vitit 2015.
Në këtë takim pjesëmarrës ishin anëtarët e rregullt të Komisionit të Granteve si dhe kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës.
Me hedhjen e shortit për anëtar të rinj të Komisionit të Granteve, janë përzgjedhur kryetari i komunës së Mitrovicës, komunës së Shtimes, komunës së Kamenicës dhe komunës së Parteshit.
Ministri i Financave Avdullah Hoti, njëherazi edhe kryesuesi i Komisionit të Granteve , përgëzoi Kryetarët e Komunave për bashkëpunimin dhe kontributin në arritjen e objektivave dhe sukseseve gjatë vitit 2014, dhe i ftoj ata që ky trend i sukseseve të performoj në nivel më të lartë profesional dhe menaxherial gjatë vitit fiskal 2015.
Ai gjithashtu shprehi përkushtimin e Ministrisë së Financave për një fillim të mbarë të punës së përbashkët në vitin 2015, për përmbushjen e prioriteteve strategjike qeveritare, avancimin e konceptit zhvillimor të buxhetit dhe integrimin e strategjive zhvillimore komunale në funksion të arritjes së standardeve të synuara drejt integrimit evropian.