Përvojat e përbashkëta në prokurim, një mundësi e shkëlqyeshme
Prishtinë, 28 qershor - Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, z. Besnik Osmani, hapisot punimet e punëtorisë rajonale: Auditimi paralel i performancësnë fushën e prokurimit publik,që po mbahet për herë të parë në Prishtinë dhe do të zhvilloj punimet nga sot deri më 30 qershor 2016.
Ky organizim ka për qëllim koordinimin dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të punëve lidhur me auditimin paralel të performancës në fushën e prokurimit publik.
Auditori i Përgjithshëm u ka uruar mirëseardhje pjesëmarrësve nga vendet e rajonit dhe shprehu kënaqësinë që Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës ështënikoqiree këtij aktiviteti.
Aime këtë rast ka theksuar se organizimi i kësaj punëtorie është një mundësi reale për të thelluar më tej bashkëpunimin regjional, për tëpërmirësuar cilësinë e auditimit në funksion të rritjes së llogaridhënies së zyrtarëve publik dhe për të përmirësuar qeverisjen në vendet tona.
Përvojat e përbashkëta në fushën e prokurimit, paraqesin një mundësi të shkëlqyeshme për të avancuar auditimet tona dhe për të forcuar besimin në përdorimin e fondeve publike.
Ekipe të auditimit nga Institucionet Supreme të Auditimit të vendeve të rajonit si: Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Turqia dhe Kosova janë pjesëmarrës në këtë aktivitet, ndërsa i gjithë procesi i auditimit për këtë projekt deri në finalizimin e raporteve do të mbështetet nga ekspertë të Gjykatës Evropiane të Auditorëve dhe të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Suedisë.