Përvoja Norvegjeze në zhvillim ekonomik e mirëseardhur për Kosovën
Prishtinë, 19 prill - "Kosova ka potenciale të mëdha qoftë në aspektin natyrorë poashtu edhe në resurse humane por duhet ky potencial të promovohet nga i cili promovim do të ketë përmirësim të imazhit të Kosovës, tërheqje të investorëve të huaj dhe mbi të gjitha ndryshimin e percepcionit rreth Kosovës përmes zhvillimit ekonomik" theksoi Ambasadori Norvegjez i akredituar në Kosovë Jan Braathu me rastin e vizitës në Oden Ekonomike të Kosovës dhe takimit me Kryetarin e OEK-ut Safet Gërxhaliu.
Partneriteti me Norvegjinë e ka një të kaluar të suksesshme dhe dua të besojë se kontributi i Qeverisë Norvegjeze dhënë proceseve pozitive në Kosovë është për tu respektuar dhe është obligim i yni që partneritetin e krijuar ta avancojmë edhe më tepër sepse nga Norvegjia mund të mësohet shumëçka dhe kjo është çka i nevojitet Kosovës.
Edukimi profesional dhe ai i lartë janë modele norvegjeze të cilat janë të pranuara anë e kënd botës dhe një pjesë e kësaj përvoje është bartur në Kosovë përmes qendrave të kompetencës si në Skenderaj dhe Malishevë dhe besojë se me kompletimin e këtyre qendrave do të investohet në ardhmërinë e Kosovës dhe se Kosova do të mburret me fuqi mirë të edukuar punëtore e jo me fuqi të lirë punëtore, theksoi Gërxhaliu.
Ambasadori Braathu theksoi, se është i impresionuar me rininë kosovare e në veçanti me talentin e tyre sa i përket artit dhe vlerave kulturore por për fat të keq për këtë potencial pozitiv shumë pak dihet në vendet Skandinave e poashtu edhe në Norvegji.
"Vizitova shumë kompani private në Kosovë qoftë në farmaceutik, agrobiznes, prodhime ushqimore, përpunim të drurit etj dhe më besoni që jam i fascionuar me menaxhimin e këtyre ndërmarrjeve dhe rëndësisë që i kushtohet arritjes së standardeve të kërkuara ndërkombëtare por edhe me këtë segment shumë pak ka informacione për mundësitë e bashkëpunimit me Kosovën dhe për këtë është obligim që ti promovojmë këto vlera, bashkarishtë të kontribuojmë në përmirësimin e imazhit të Kosovës dhe jo informacionet lidhur me këtë shtet të jenë të dominuara nga kronikat e zeza", theksoi ai.
"Jemi të interesuar që bashkëpunimin ekonomik me Norvegjinë ta avancojmë sa më tepër që është e mundur sepse interesimi i kompanive norvegjeze për hapësirën e Ballkanit Perëndimorë është në rritje e sipër dhe sidomos në procesin e shërbimeve Outsorsing duhet të jemi të orientuar për të tërhequr investorë nga Norvegjia në veçanti në sektorët e përpunimit të metaleve, tekstilit, përpunimit të drurit, IT etj ku Kosova mund të jetë partnere e denjë për partner norvegjezë."
Identifikimi i një partneri norvegjezë si përfaqësues i biznesit dhe fortësimi i partneritetit me Oden Ekonomike të Kosovës do të ishte një platformë e mire e avancimit të bashkëpunimit ekonomik e në veçanti duke këmbyer informacionet ekonomike, organizimin e vizitave studimore, misioneve tregtare, qasje e përbashkët në projekte në vendet e treta, aplikime për fonde evropiane dhe shumë aktivitete tjera që do të shkonin në favor të forcimit të raporteve ndërshtetërore, përmirësimit të imazhit vendorë, zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe involvimin e Diasporës kosovare në këto procese të rëndësishme për ardhmërinë e Kosovës, theksoi Kryetari z. Safet Gërxhaliu.