Përveç ndërtimit, situata ekonomike është përmirësuar
Prishtinë, 20 nëntor - Hulumtimi i indikatorëve matës të tendencës në biznes për tremujorin e tretë të këtij viti tregojnë se përveç sektorit të ndërtimit situata ekonomike dhe pritshmërisë e biznesit janë përmirësuar, u tha në prezantimin e rezultateve të hulumtimit për tremujorin e tretë të këtij viti.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu tha se qëllimi i hulumtimit i cili po realizohet me IFO institutin gjerman ka për qëllim të ofroj informacione të besueshme dhe në kohë për zhvillimet ciklike në ekonomi, të ofroj informacione shtesë të rëndësishme për të dhënat statistikore kuantitative, mundësinë e vlerësimit të gjendjes së përgjithshme ekonomike si dhe të identifikoj ndryshimet në ciklin e biznesit në kohë ose paraprakisht.
Ndryshe këta indikator vlerësohen dhe hulumtohen në më shumë se 100 shtetet, janë të dizajnuara nga ekspertët gjerman të Institutit IFO në Gjermani.
Mostra e tremujorit të tretë është realizuar në 384 ndërmarrje dhe studimi përfshin sektorët e tregtisë me shumice dhe pakice, ndaras, prodhimin përpunimi i ushqimit, reciklimi, përpunimi i drurit, metaleve dhe materialit ndërtimor, ndërtimtari dhe shërbime.
Sa i përket vlerësimit të situatës aktuale të bizneseve në tremujorin e tretë të vitit 2015 përqindja e bizneseve që e konsiderojnë situatën aktuale të pakënaqshme ka shënuar rënie krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2015 dhe një përkeqësim të lehtë të situatës krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2014.
Sa i përket pritjeve për punësim hulumtimi tregon se kanë trend të njëjte, me ulje ngritje të lehta. Rezultatet janë të njëjta me tremujorin paraprak. Rreth 64 % të bizneseve presin që punësimi të mbetet i njëjte me atë të tremujorit të dytë të këtij viti dhe me periudhën e njëjte të vitit 2014.
Gjithashtu edhe pritjet për gjashtëmujorin e ardhshëm mbeten pothuajse të njëjta me periudhën e njëjte të vitit paraprak. Si duket ndikimi sezonal jep efektet e veta në kuartale.
Rezulton se 10% të bizneseve të anketuara presin përkeqësim të situatës , ndërsa rreth 35 % janë optimiste për ditë më të mira të biznesit të tyre.
Treguesi i besimit konfidencës ka shënuar renje në krahasim me tremujorin paraprak, por një rritje prej 4 % krahasuar me periudhën e njëjtë të tremujorin e njëjtë të vitit 2014 kryesisht për shkak të pritjeve më optimiste për të ardhmen të deklaruar nga bizneset për këtë tremujor.
Hulumtimi tregon se barrierat e të bërit biznes janë mungesa e porosive, kamata e larta të kredive, mungesa e financave dhe barrierat tjera.
Ndër problemet tjera janë përmendur edhe fakti se konsumatorët nuk paguajnë me kohë, mungesa e hapësirës dhe pajisjeve, mungesa e kapaciteteve teknike, mungesa e stafit të kualifikuar dhe vështirësitë në marrjen e kredive.
Ndër rekomandimet e hulumtimit janë mbështetje më e madhe e kompanive prodhuese dhe gjetja e mundësive alternative për stimulim të prodhimit, krijimi i vendeve të reja të punës, zhvillimi ekonomik si parakusht për tejkalimin e probleme me të cilat ballafaqohet shoqëria në përgjithësi dhe bizneset në veçanti.