07 Nëntor 2024

Përurohet zona ekonomike në Budrigë të Vitisë

Budrigë, 10 tetor - Ministri i Industrisë dhe Tregtisë, Bajram Hasani, së bashku me kryetarin e Vitisë, Sokol Haliti, sot përuruan fillimin e punimeve të Zonës Ekonomike në Budrigë të Vitisë.

Në fjalimin përurues, ministri Bajram Hasani, u shpreh se kjo Zonë Ekonomike është shumë e rëndësishme për bizneset e Anamoravës dhe për Vitinë.

"Sot së bashku me kryetarin e komunës kemi dalë për ta përuruar këtë zonë ekonomike që besojmë është shumë e rëndësishme për Anamoravën, për Vitinë në përgjithësi. Për shkak se është si zonë mes Gjilanit dhe Vitisë do të thotë mund ta shfrytëzojnë të gjitha bizneset që operojnë."

"Besojmë se kjo Qeveri e ka ndarë mendjen në fuqizimin e bizneseve dhe në fuqizimin e prodhimeve është edhe vendimi i kaluar që kemi marrë për heqjen e të gjitha taksave barrierave të gjitha linjave të prodhimit, lëndës së parë, gjysmë produkteve."

"Kështu që ne do të vazhdojmë me fuqizimin e të gjitha zonave ekonomike që janë në procedurë, por sidomos të kësaj zone do t’i japim prioritet dhe besojmë se në afatin sa më të shkurtër do t’i përmbyllim punimet", theksoi ministri Hasani.

Ministri Hasani, potencoi se kjo zonë është një inkurajim për bizneset e Anamoravës që të investojnë pasi qe nga tani e kanë një dorë të fuqishme të shtetit që do t’i përkrahë dhe do të jetë pranë tyre.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, tha se këtë Zonë Ekonomike e kanë dashur që shumë kohë dhe se kjo zonë do t’i shërbejë jo vetëm Vitisë, por tërë regjionit.

"Fillimin e punimeve të asaj që më së shumti e kemi dashur ne qytetarët e Vitisë dhe unë si kryetar të zonës ekonomike që do t’i shërbej jo vetëm Vitisë, jo vetëm këtyre fshatrave, por tërë regjionit prej shtatë komunave prej Gjilanit deri në Ferizaj."

"Për shkak se shtrihet përgjatë magjistrales Ferizaj Gjilan dhe sot ne e patëm një takim të shkëlqyer me ministrin ku u dakorduam që kjo zonë të përshpejtohet dhe dy vitet e ardhshme të investohet në mënyrë që sa më shpejt të rrumbullakohet."

"Kjo është faza e parë e investimit nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe besojmë që do ta shtojmë aspektin e rritjes së zonës, për shkak se kemi investitorë të jashtëm dhe të brendshëm shumë të interesuar që me prodhimet e veta të fillojnë punimet këtu", tha kryetari Haliti.

Më pas, ministri Hasani ka vizituar disa biznese në këtë komunën, si: fabrikën e stiroporit dhe rrjetave fasaduese “Euro Fisi” në Budrigë; fabrikën e prodhimit të stiroporit "DakaTherm" në Pozharan; si dhe fabrikën e metaleve elektrike "Elektro Stublla" në Stubëll.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)