Përurohet Qendra e Bankës Qendrore të Kosovës në Prizren
Prishtinë, 7 nëntor - Sot në Prizren mbahet ceremonia e përurimit të Qendrës së Vazhdimësisë së Punës në Prizren të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), projekt ky i bashkëfinancuar nga Banka Botërore dhe i përkrahur nga Ministria e Financave.
Qendra e Vazhdimësisë së Punës do i mundësoj BQK-së ti sigurojë mbarëvajtjen e funksioneve të sajë në rastet e ngjarjeve të paparashikuara, e që mund të shkaktojnë ndërprerjen e aktiviteteve të rregullta të BQK-së dhe sektorit financiar.
Në ceremoninë e përurimit marrin pjesë: Ministri i Financave Avdullah Hoti, guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Bedri Hamza, drejtoresha Rajonale e Bankës Botërore për Evropën Juglindore, Evropën, Azinë Qendrore, si Ballkanin Perëndimor Ellen Goldstein, kryetari i Komunës së Prizrenit Ramadan Muja, si dhe zyrtarë të tjerë.