30 Janar 2025

Përurohet objekti për familjet e varfëra në Mitrovicë

Mitrovicë, 11 shkurt - Komuna e Mitrovicës, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Mercy Corpsi kanë realizuar një projekt të përbashkët për adaptimin e një objekti për banim në Shipol, ku janë vendosur 18 familje që kanë jetuar në strehimore kolektive në lagjen Bair.

Shumica e familjeve të sistemuara janë të veriut të Mitrovicës, të cilët për shkak të rrethanave të pasluftës nuk kanë mundur të kthehen në shtëpitë dhe banesat e tyre.

Objekti i adaptuar për banim, i cili u përurua të hënën nga kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Fatmir Shurdhaj dhe shefi i projekteve të Mercy Corpsit, Li Norgard, më parë ishte shfrytëzuar nga TMK-ja dhe më pas edhe nga Policia e Kosovës.

Ata u shprehën shumë të kënaqur që kanë mundur të ndihmojnë për krijimin e kësaj mundësie për familjet që kanë jetuar në strehimore.

Kryetari i komunës, Avni Kastrati, tha se është një ditë gëzimi. “Është gëzim për ne të gjithë, meqë duke ju falënderuar ministrisë për Mirëqenie Sociale, por edhe Mercy Corpsit kemi arritur të përmbyllim meremetimin e këtij objekti dhe të shndërrojmë në një objekt ku janë strehuar 18 familje”.

Ndërsa, zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Fatmir Shurdhaj, tha se Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdoj të ndihmoj familjet që kanë probleme me strehim si dhe procesin e rindërtimit në veri të Mitrovicës.

“Në bashkëpunim me kryetarin dhe Mercy Corpsin kemi arritur ta adaptojmë këtë objekt për banim. Edhe në të ardhmen Qeveria e Kosovës do të intervenoj për të gjetur strehim”.

Lin Llorgeret nga Mercy Corpsi, tha se është veç një projekt prej të shumtave që kanë realizuar me komunën. Është një bashkëpunim i veçantë. Ne do të vazhdojmë edhe në ardhmen”.

Drejtori për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, Faik Prekazi, tha se vlera e përgjithshme e investimit për adaptimin e objektit në Shipol, ku më herët ishte shfrytëzuar nga TMK-ja dhe mandej policia është afër 120 mijë euro.

Sipas tij, prej tyre 70 mijë euro i ka siguruar Mercy Coropsi, 25 mijë Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe 20 mijë Komuna e Mitrovicës. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)