Përurohet objekti i zyrës komunale të punësimit në Deçan
Deçan, 10 qershor - Ka përfunduar ndërtimi i objektit të Zyrës Komunale të Punësimit në Deçan.
Në përurimin e këtij objekti, investim ky i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka marr pjesë zv/ministri i MPMS-së, Fatmir Shurdhaj, me bashkëpunëtorë, kryetari i komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj si dhe qytetarë të kësaj ane.
Me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për ofrimin e shërbimeve për punëkërkuesit deçanas, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale edhe në komunën e Deçanit ka investuar në këtë drejtim, duke ndarë mjete në vlerë prej 150 mijë eurove, që edhe punëkërkuesit e këtushëm të kenë kushte më të mira për të marrë shërbimet që ofron për ta ka thënë zv/ministri Shurdhaj.
Ndërkaq, Rasim Selmanaj, kryetar i Deçanit ka falënderuar MPMS-në për kontributin që kjo ministri ka dhënë e po jep për qytetarët deçanas, jo vetëm në këtë projekt që po inaugurojmë sot, po edhe në projekte tjera të përbashkëta.