Përurohet objekti i ri i Zyrës Komunale të Punësimit në Suharekë
Prishtinë, 28 tetor - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, do të bëjë përurimin e objektit të ri të Zyrës Komunale të Punësimit në Suharekë.
Të pranishëm do të jenë edhe strukturat udhëheqëse të kësaj komune.
Ky objekt ka një sipërfaqe prej 215 metrash katrorë. Kostoja e ndërtimit ka qenë 92 mijë euro dhe ofron kushte solide për stafin dhe punëkërkuesit e këtushëm.