Përurohet objekti i ri i Ambasadës së Italisë në Kosovë
Prishtinë, 24 korrik - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mori pjesë sot në ceremoninë e përurimit të objektit të ri të Ambasadës së Republikës së Italisë në Kosovë.
Ajo preu shiritin e përurimit, së bashku me Ministren e Jashtme të Italisë, znj. Federica Mogherini.
Po ashtu, Presidentja Jahjaga pati një darkë pune me Ministren Mogherini, me të cilën diskutoi për një varg temash me interes.