15 Janar 2025

Përurohet objekti i Agjencisë se Parkut të Biznesit

Mitrovicë, 18 tetor - Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Basri Musmurati dhe shefi  për operacione i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Christof  Stock, kanë përuruar të enjten  objektin e Agjencisë për Menaxhim dhe Administrim të Parkut të Biznesit në Mitrovicë.

Ky projekt u financua nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe implementohet nga Komuna e Mitrovicës në partneritet me Prishtina REA, u vlerësua shumë me rëndësi për të ardhmen e ekonomisë mitrovicase.

Kryetari i komunës, Avni Kastrati, tha se fokusi i këtij projekti do të jetë në bizneset e rajonit të Mitrovicës, që do të vendosen në Parkun e Biznesit,  mandej punëkërkuesit,  investitorët potencial si dhe partnerët tjerë.

“Rezultatet të cilat Komuna e Mitrovicës synon të arrij përmes këtij projekti janë të shumta si: Mobilizimi dhe valorizimi i bizneseve në Parkun e Biznesit, promovimi i zinxhirit të vlerave të shtuara biznesore për tërheqjen e investimeve, ofrimin e grandeve për bizneset në zhvillim, asistimin e themelimit të ndërmarrjeve të reja, vendeve të reja të punës etj”.

Ai tha se këtë projekt që po e përurojmë sot i kontribon këtij qëllimi që i përmbush objektivat tona duke falenderuar Zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë që e përkrahu financiarisht këtë projekt me rëndësi vitale për bizneset e vendosura në park dhe jashtë tij i cili ka për synim rritjen e punësimit dhe të hyrat për familjet si dhe komunën në përgjithësi.

“Në rend të parë, kjo Agjenci do të Menaxhoj dhe Administroj Parkun e Biznesit, duke funksionuar si Operator Menaxhues e Facilitues i vet Parkut të Biznesit”.

Kryetari Kastrati theksoi se hapësirat e objektit, me rreth 430 m2, do të ofrojnë një komoditet të mirë për punë, shërbime, trajnime, këshillime, promovim etj.

“Ky objekt, shumë i bukur do të jetë komplementar me strategjinë  zhvillimore ekonomike të Komunës së Mitrovicës. Thënë ndryshe, ky objekt do të jete edhe një shtëpi e madhe e bizneseve tona me një zot shtëpie me përvoje të madhe menaxheriale”.

Po ashtu ai tha se ne Parkun e  Bizneseve operojnë një numër prej 24 biznesesh  ku shumica  prej tyre  janë biznese prodhuese  me një staf të punësuarish  prej 112 që mund të ketë edhe tendecë rritjes.

“Ne së shpejti do të krijojmë mundësi  të vendosjes  në hapësirat e Parkut të Bizneseve  edhe për disa biznese  sipas mundësive hapësirore  që lejohen në Parkun e Bizneseve” tha ai.

Sipas tij, Parku i Biznesit të Mitrovicës do të jetë gjenerator i zhvillimit ekonomik për Komunën e Mitrovicës që do të luaj rol të rëndësishëm në zvogëlimin e papunësisë dhe rritjen e të ardhurave për kokë banori.

Ai tha se Agjencia do të ofrojë përkrahje këshillëdhënëse për ndërmarrjet në Parkun e Biznesit si dhe do të shërbejë si ndërmjetësues me rrjetin e partnerëve të agjencisë me qëllim të zgjerimit të biznesit për kompanitë ekzistuese.

Rrustem Abiti menaxher i projektit  tha  se “Komuna e Mitrovicës në agjendën e vet  ka përmirësimin e kushteve  dhe ambjentit  pë zhvillimin e bizneseve në Mitrovicë” Ky park  krijon kushte  më të mira për ofrimin e shërbimit të biznsesit brenda dhe  jashtë tij ku i’a shton vlerën këtij Parku të Bizneseve  dhe ndihmon zhvillimin e bizneseve  tha Abiti.

Për rëndësinë e Parkut të Bizneseve , foli edhe  shefi  për operacione i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Cristof Stock mandej edhe  përfaqësuesi i  Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë  Nol Buzhala  i cili ndau  çertifikatën e liçensimit për parkun e biznesit me të cilën Komuna e Mitrovicës shpallet zone ekonomike .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)