Përurohet ndërtesa e saporehabilituar e Gjykatës në Klinë
Prishtinë, 20 nëntor - Ushtruesi i detyrës së drejtorit të misionit të USAID-it Chris Edwards, Zëvendësja e ambasadorit norvegjez në Kosovë Katherina Ramberg, Kryetari i gjykatës në Klinë, degë e Gjykatës Themelore të Pejës Jashar Gashi, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Enver Peci dhe Kryetari i Gjykatës Supreme Fejzullah Hasani, do të marrin pjesë në përurimin e ndërtesës së re të gjykatës në Klinë.
Rehabilitimi i gjykatës është pjesë e nismës së renovimit Gjykata Model të USAID-it në partneritet me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës.
Kjo nismë zbatohet përmes programit të Sundimit Efektiv të Ligjit të USAID-it, i cili është i dizajnuar për të ndihmuar në përmirësimin e funksionimit efektiv dhe të pavarur të sistemit të gjyqësorit në Kosovë.