15 Nëntor 2024

Përurohet ndërmarrja sociale në Obiliq

Obiliq, 4 dhjetor - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, dhe Komuna e Obiliqit, do të përurojnë zyrtarisht, në një ceremoni rasti, ndërmarrjen sociale “Tallagani i Grave” në lokacionin e ish tregut të gjelbër në Obiliq.

Kjo ndërmarrje ka për qëllim integrimin në punë që në këtë rast konkret është punësimi i 12 grave. Gjithashtu pritet që Tallagani i Grave të luaj rol të rëndësishëm në avancimin dhe përkrahjen e grave në komunën e Obiliqit duke krijuar mundësi të mëtutjeshme punësimi për gratë në sektorin e tekstilit.

Kjo ndërmarrje sociale është e pesta me radhë e themeluar në Kosovë nga UNDP, ndërmarrje këto që kanë për qëllim krijimin e shanseve për aftësi pune dhe punësim për individë që konsiderohen të cenueshëm dhe që kanë vështirësi t’i qasen tregut të punës. 

Në ngjarje do të jenë të pranishëm edhe kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, dhe përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së, Andrew Russell.

Themelimi i ndërmarrjes është bërë falë mbështetjes financiare të projektit të UNDP-së në kuadër të Paktit Territorial për Punësim, që është pjesë e projektit të Fondit të Mirëbesimit për Siguri Njerëzore të Kombeve të Bashkuara, “Krijimi i një të ardhme më të mirë për qytetarët e   komunave  Fushë Kosovë dhe Obiliq”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)