17 Nëntor 2024

Përurohet fabrika 5 milionëshe KIVO në Kaçanik

Kaçanik, 30 mars - Është përuruar fabrika për prodhimin e produkteve të paketimit fleksibil KIVO, ndërsa përurimin solemn e kanë bërë z. Visar Ramajli, drejtor dhe z. Robert Kwakman, bashkë drejtor menaxhues i KIVO-s.

Të pranishëm në ceremoninë solemne të inaugurimit ishin kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Isa Mustafa, ambasador i Mbretërisë së Holandës z. Robert Bosch, kryetari i Komunës së Kaçanikut z. Besim Ilazi e shumë personalitete të jetës politike e biznesore dhe qytetarë të tjerë.

Drejtori Ramajli në fjalën e tij e ka falënderuar kryeministrin Mustafa dhe ambasadorin Bosch për mbështetjen e dhënë, ndërsa në veçanti e ka falënderuar kryetarin Ilazi dhe stafin e tij për mbështetjen e vazhdueshme.


Ai ka thënë se ky investin mbi 5 milionësh është një mesazh edhe për investimet tjera të huaja. Ramajli po, ashtu e ka falënderuar bashkë drejtorin Kwakman për besimin e tij për të investuar në shtetin më të ri. Ai fjalimin e tij e ka përfunduar me një mesazh:

“Me një lule nuk qel pranvera, por me një lule fillon”, andaj tha, le të jetë edhe ky investim një fillim edhe për investimet tjera të ngjashme këtu në Kaçanik.

Me fjalë rasti janë prezantuar edhe ambasadori Bosch e bashkë drejtori Kwakman dhe kryetari i Komunës Ilazi. Kryetari e ka përgëzuar z. Ramajli dhe stafin e tij për punën e tyre të jashtëzakonshme e cila, siç tha ai do të ndikon pozitivisht në zhvillimin ekonomik dhe uljen e papunësisë, gjë që jep shpresë për mos migrimin të qytetarëve tanë drejt vendeve të BE-së.

Ilazi në vazhdim ka thënë se ky investim milionësh i kompanisë KIVO në partneritet Holandezo-Kosovarë do të ndikoj që shumë familje të sigurojnë ekzistencën e tyre. Kryetari Ilazi ka shfrytëzuar nga rasti që të ftoj edhe investitorët tjerë të ndjekin këtë shembull, ndërsa shtoi se Komuna ka gatishmërinë që jo vetëm të ndihmoj, por edhe të josh investitorët tjerë për investime të reja në Kaçanik.

Komuna e Kaçanikut i ka shpallur dy zona industriale përmes së cilave investitorëve të mundshëm u ofrohet dhënia e tokës në shfrytëzim pa pagesë dhe rregullimin e infrastrukturës fizike, ndërkaq bënë edhe lirimin nga tarifat dhe ngarkesat komunale për ushtrimin e veprimtarive biznesore.

Komuna, përveç tjerash ndihmon në përshpejtimin e procedurave lidhur me dokumentacionin e nevojshëm që janë në kompetencë komunale: si leja e ndërtimit, leja e përdorimit dhe shërbime tjera administrative, ka thënë mes tjerash Ilazi.

Të pranishmit më pas kanë pasur rastin të vizitojnë hapësirat e brendshme të fabrikës dhe të njoftohen për së afërmi me procesin e prodhimit.

Fabrika KIVO prodhon ambalazhe fleksibile plastike, ndërsa është ndërtuar me kapital Holandez-Kosovarë dhe ka të punësuar 55 punonjës, ndërkohë që brenda një periudhe të shkurtër do të punësoj edhe 20 të tjerë.

KIVO ofron një gamë të gjerë produktesh të paketimit me bazë të PP (Polypropilene) për tregun industrial dhe konsumator e gjithashtu prodhon produkte gjysmë të përfunduara për tregun industrial dhe produkte të përfunduara për konsumator si qese mbrojtëse të rrobave, qese për pastrim kimik, mbulesa të auto ulëseve, qese për paketim të ushqimeve, qese të mbeturinave etj. KIVO është ndërtuar me kapital vendor dhe ndërkombëtar nga kompania holandeze “KIVO Plastik Verpakkingen B.V” dhe VM3 Sh.P.k. nga Kosova.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)