Përurohet Çarshia e vjetër dhe Qendra për zhvillimin artizanal në Pejë
Pejë, 7 nëntor - Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, së bashku me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa dhe kryetarin e komunës Gazmend Muhaxheri do të përurojnë sot dy projekte të financuara nga BE-ja në qytetin e Pejës.
Për të dy projektet "Rivitalizimi i Çarshisë së vjetër dhe Artizanatet e Kosovës perëndimore", BE-ja ka investuar rreth 500 mijë euro.
Projekti ka përmirësuar shumë infrastrukturën e Çarshisë në qytet. Qendra për zhvillimin artizanal është ndërtuar në Pejë dhe Gjakovë, ku 12 zanatlinjë dhe 27 nxënës, që duan të zotërojnë aftësi për vepra artizanale të veçanta, janë bërë pjesë e kësaj qendre.