18 Nëntor 2024

Përurohen 30 shtëpi në Lagjen e Dëshmorëve në Podujevë

Prishtinë, 20 qershor - Zv/ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Fatmir Shurdha, së bashku me zv/ministrin e FSK-së, z. Muhamet Latifi dhe ish-deputetin nga Podujeva, z. Latif Gashi, ka bërë përurimin e 30 shtëpive në Ballofc të Podujevës, shtëpi këto të ndërtuara nga MPMS-ja për familjet e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve të luftës së UÇK-së dhe për raste sociale.

Familjarët që kanë përfituar nga ky projekt deri më tani kanë qenë të vendosur në të ashtuquajturën Lagje e Kuvajtit. Pas përurimit të këtyre 30 shtëpive, zv/ministri i MPMS, z. Fatmir Shurdhaj, së bashku me zv/ministrin e FSK-së, z. Muhamet Latifi, kanë vënë gurthemelin për ndërtimin edhe të 20 shtëpive tjera për këto kategori.

Z. Shurdhaj ka thënë, para të pranishmëve, se ndjehet i kënaqur që sot ndodhet këtu, në Ditën e Çlirimit të Besianës. “Kam kënaqësinë që plani dhe strategjia e Qeverisë së Republikës së Kosovës për t’iu ndërtuar shtëpi familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës, veteranëve dhe rasteve sociale po vazhdon.

Ne sot i përuruam këto 30 shtëpi për këto kategori dhe po fillojmë ndërtimin e edhe të 20 shtëpive tjera. Ky projekt do të vazhdoj edhe në të ardhmen sepse është zotim i Qeverisë së Republikës së Kosovës”- ka thënë pos tjerash z. Shurdhaj.

Edhe pse MPMS-ja dhe KK i Podujevës kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për këtë projekt, në përurimin e sotëm nuk morën pjesë askush nga strukturat komunale të Podujevës, ku, sipas këtij memorandumi, është përgjegjësi e KK të Podujevës rregullimi i infrastrukturës përcjellëse për këto shtëpi.

“Fatkeqësisht nuk janë sot këtu përfaqësuesit e komunës. Me keqardhje e them këtë. Ne kemi një marrëveshje mirëkuptimi për të ndërtuar infrastrukturën Pavarësisht kësaj ne do të vazhdojmë punën, projekti do të vazhdoj edhe në të ardhmen”, ka thënë z. Shurdhaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)