Përqindja e varfërisë në SHBA është rritur vitin e kaluar
Washington, 17 shtator - Byroja Amerikane për Regjistrimin e Popullsisë thotë se përqindja e varfërisë tek amerikanët është rritur vitin e kaluar në nivelin më të lartë që prej 15 viteve ndërkohë që numri i përgjithshëm i njerëzve që jetojnë në varfëri ishte më i lartë që kur ka nisur regjistrimi i statistikave.
Në një raport të publikuar sot zyra thotë se numri i përgjithshëm i njerëzve që jetojnë në varfëri në SHBA është rritur nga 13.2% në 2008, në 14.3$ në vitin 2009. Ky raport bën të ditur se 43.6 milion njerëz jetonin në varfër vitin e kaluar, një rritje prej 4 milion njerëzish nga viti 2008.
Drejtori i zyrës së të dhënave për Shtëpitë dhe Strehimin tha se recesioni i ka bërë shumë ekonomistë që të parashikojnë se përqindja e varfërisë mund të ishte dhe më e lartë. Ai tha se shtimi i përfitimeve të papunësisë dhe programeve të tjera qeveritare kanë mbajtur të ulët nivelin e varfërisë.
Studimi gjithashtu tregon se numri i njerëzve pa kujdesin shëndetësor në SHBA është rritur me më shumë se 50 milion në vitin 2009, shtimi i parë i këtij numri që nga vitit 1987, kur zyra nisi të grumbulloj të dhënat për njerëzit pa sigurime shëndetësore.