Përqindja e të papunëve në eurozonë, nën 10 për qind
Bruksel, 3 mars - Në eurozonë është ulur numri i të papunëve. Siç raporton agjencia evropiane e statistikave, Eurostat, përqindja e papunëve në janar ishte 9.9%, hera e parë që përqindja zbret nën nivelin e 10%.
Të dhënat e muajit janar tregojnë se numri i përgjithshëm i papunëve në eurozonë ishte afro 15,8 milionë.
Holanda dhe Austria, kanë numrin më të vogël të të papunëve mes vendeve anëtare të BE-së. Ndërkohë, përqindjen më të lartë e ka Spanja, me 20.4% të popullsisë së papunë.