Përqindja e papunësisë në Spanjë arrin në 25,93 për qind
Madrid, 30 prill - Përqindja e papunësisë në Spanjë ka regjistruar sërish rritje duke arritur në 25,93 për qind nga 25,73 për qind tre muaj më parë, sipas statistikave zyrtare të publikuara sot dhe po i afrohet rekordit historik të arritur një vit më parë.
Përqindja e papunësisë në Spanjë ka regjistruar sërish rritje duke arritur në 25,93 për qind nga 25,73 për qind tre muaj më parë, sipas statistikave zyrtare të publikuara sot dhe po i afrohet rekordit historik të arritur një vit më parë.
Numri i punëkërkuesve është megjithatë në rënie të lehtë me 2.300 persona nga 5.933.300, për herë të parë gjatë kësaj periudhe që prej vitit 2005, nënvizoi Instituti Kombëtar i Statistikave në Spanjë (INE), por ulja e ndjeshme e popullsisë aktive me të paktën 187.000 persona rrit mekanikisht përqindjen e papunësisë.
INE-ja theksoi se është hera e parë, që prej vitit 2005, që tremujori i parë, tradicionalisht me shifra jo të mira përsa i përket punësimit, regjistron një rënie të numrit të të papunëve.
Por, në këtë vend që po përballet me uljen e numrit të banorëve që prej dy vjetësh, me largimin e shumë residentëve të huaj, ulja e popullsisë aktive me të paktën 187.000 persona rrit mekanikisht përqindjen e papunësisë, që ka arritur në 25,73 për qind në fund të muajit dhjetor dhe në 25,93 për qind në fund të muajit mars.