Përplasje për BSPK-në
Prishtinë, 5 dhjetor - Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Haxhi Arifi, ka mbajtur konferencën e parë pas rizgjedhjes së tij në këtë post, nga Kongresi i mbajtur në Gjakovë.
Ai me këtë rast e cilësoi si jo legjitim, Kongrsin e mbajtur në Prishtinë, nga Ali Shabanaj i cili është zgjedhur kryetar i BSPK-në në Prishtinë.
Sipas Arifit, Kongresi i mbajtur në Prishtinë nga Ali Shabanaj, që është mbajtur në emër të BSPK-së, është jo legjitim, pasi ky Kongres është thirrur nga nënkryetari që është shkakruar nga BSPK-ja.
Në Kongresin që është mbajtur në Gjakovë, janë nxjerr disa vendime, si mandati i kryaterit është zgjatur nga 2 vjet në 5 vjet.
Ndërkohë, Ali Shabanaj, ka paralajmëruar që do të tentojë të hyjë në zyret e BSPK-së si kryetar i saj, i zgjedhur nga Kongresi i mbajtur në Prishtinë, por i cili konsiderohet jo legjitim nga Haxhi Arifi. Në anën tjëtër Arfi ka thënë që dera e BSPK -së është e hapur për të gjithë.
Ndërkaq, sipas Arifit Gjykata komunale e Prishtinës ka refuzuar kërkesën e krahut të Ali Shabanajt që Haxhi Arifi t`i lirojë zyrat e BSPK-së.