Përpjekjet për të stimuluar ekonominë nuk mund të vazhdojnë
Washington, 18 korrik - Kreu i Bankës Qendrore amerikane dëshmoi para Kongresit se përpjekjet për të stimuluar ekonominë nuk mund të vazhdojnë pafundësisht.
Por Ben Bernanke u përpoq të siguronte investitorët se reduktimet do të zbatohen në mënyrë graduale dhe do të ndërmerren vetëm nëse ekonomia tregon shenja të qarta forcimi.
Politika monterae do te vazhdoje te mbetet mjaft favotrizuese edhe ne te ardhmen. por programi i blerjes se 85 miliarde dollareve bonosh ne muaj nga rezerva federale nuk mund te vazhdoje gjate ne kursin aktual. Ritmi i tij ndoshta rritet nese ekonomia luhatet perseri, por edhe mund te tkurret nese rimbekembja e saj shpejtohet, tha Ben Bernanke, drejtues i Rezerves Federale.
Prej dy ditesh, shefi i Bankes Qendrore amerikane jep deshmi para komisioneve te kongresit me ne fokus kryesisht tregun e investimeve.
Deklaratata e tij se programi qeveritar i stimulimit te ekonomise mund te reduktohet brenda vitit, paten ndikim te menjehershem ne tregjet e aksioneve, duke shkaktuar renien e tyre. bernanke thekson megjithate se te tilla veprime do te ndermerren vetem ne momentin kur do te kete shenja të qarta të fuqizimit të ekonomisë.
Programi One Fed synon të nxisë ekonominë duke ulur normat e interesit, çka u lehteson bizneseve zgjerimin e operacioneve duke marrë kredi më të leverdishme për pajisje apo mjedise, ndersa individeve u krijon me shume hapesira per te blere shtepi ose makina.