Përparime në sigurimin e fuqisë punëtore në Gjermani
Berlin, 26 janar - Prej kohësh në Gjermani po debatohet për mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar. Duket se angazhimi i shtuar të qeverisë gjermane po jep rezultate.
Ministrja e Punës, Ursula von der Leyen thotë se papunësia në Gjermani është më e ulta e 20 viteve të fundit. Por oferta e fuqisë punëtore është e pakët.
Vendet e lira të punës mbeten për një kohë edhe më të gjatë të pazëna. Nëse në vitin 2005 zgjaste 62 ditë që një vend pune të zihej nga një punonjës, sot ky afat është zgjatur në 66 ditë.
Megjithatë me angazhimin e shtuar të qeverisë gjermane në Gjermani ka vend për optimizëm në këtë drejtim, por jo për eufori! Kujtojmë se ka mjaft rajone që kërkojnë madje me urgjencë punëtorë.
Jo vetëm akademikë, por edhe makinistë e instalatorë. Frika për mungesën e fuqisë së kualifikuar punëtore dhe rrezikun e mbylljes së firmave të vogla e të nivelit të mesëm ende ekziston.
Një sërë iniciativash janë startuar në Gjermani për t\'i prerë rrugën një zhvillimi të tillë. Ministrja gjermane e Punës, Ursula von der Leyen, e cila e quan mungesën e fuqisë punëtore si thembra e Akilit për ekonominë gjermane paraqiti së fundmi raportin e progresit të qeverisë për fuqinë punëtore.
Aty sinjalizohen edhe sukseset e para. Një ndër sukseset që përmenden është edhe rritja e kuotës së personave në moshë, të cilët nuk dalin në pension të parakohshëm. Pse pikërisht personat në moshë?
Por ka edhe një zhvillim tjetër që kompenson mungesën e fuqisë punëtore: Rritja e numrit të femrave të punësuara gjermane, nga 63% në vitin 2005 në 72% në 2012-n.
Shumë firma madje kanë ngritur programe të posaçme kualifikimi për femrat, apo nënat pas pauzës së rritjes së fëmijës për t\'i tërhequr ato në tregun e punës. Problematik mbetet ende punësimi i femrave me orar të pjesshëm.
Uria për fuqi punëtore është e madhe, dhe këtu nuk duhet të harrojmë pa përmendur se këtë uri e zbut edhe prurja e fuqisë së kualifikuar nga jashtë. Madje, aktualisht në Gjermani hyjnë më shumë njerëz se sa dalin prej si, pra imigrimi është më i fortë se emigrimi nga Gjermania. Edhe këtë fakt raporti e përmend si sukses.
Kjo ka të bëjë edhe me rritjen e preferencës për Gjermaninë në Europë. Me sa duket mesazhi se Gjermania ka nevojë për fuqi të kualifikuar punëtore ka mbërritur tashmë në shumë vende.
Nga ana tjetër edhe kriza e borxheve në vendet jugore luan rolin e saj këtu, por pozitivisht kanë ndikuar gjithashtu edhe lehtësimet ligjore që janë bërë për dhënien e lejes së punës për fuqinë e kualifikuar punëtore.
Emigrantët e kohëve të fundit që vijnë në Gjermani, sidomos ata që vijnë për shkak të krizës, janë më të kualifikuaritqë kanë ardhur ndonjëherë në këtë vend dhe gjejnë më shpejt punë. Progresraporti i kësaj jave jep një pamje optimiste në këtë pikë.
Për fat të keq, papunësia prek më shumë emigrantët që jetojmë për një kohë të gjatë në Gjermani. Ata janë edhe më pak të arsimuarit.
Të rinjtë si për shembull ata që po vijnë tani me programin e posaçëm të kualifikimit MOBIPRO të iniicuar nga ministria e Punës, janë pa perspektivë në vendet e tyre, pra pa punë, pa kualifikim.
Nëse ata vijnë të mësojnë një zanat në Gjermani dhe të punojnë aty, ky është një përfitim i dyanshëm. Një ditë ai mund të kthehet në vetë vendet nga po largohen këta të rinj si investim i mirë - nëse të rinjtë kthehen në vendlindje.