Përmirësohet papunësia në Eurozonë
Bruksel, 8 janar - Tregu i punës në 19 vendet e Eurozonës vijoi përmirësimin në nëntor, pasi niveli dyshifror ka mbizotëruar për 4 vjet, sipas statistikave.
Niveli i papunësisë sezonale ishte 10.5 për qind në nëntor, në bllokun e Euros, shifër kjo më e ulët se 10.6 për qind nga një muaj paraardhës, sipas Eurostatit.
\"Ky është niveli më i ulët i regjistruar në Eurozonë që prej tetorit 2011,\" thuhet në deklaratën e agjencisë.
Të dhënat treguan se në nëntorin e kaluar u punësuan 130 mijë vetë në total. Në bazë vjetore, shifrat ishin edhe më inkurajuese me punësimin e 1.5 milionë të papunëve.
Rënia e nivelit të papunësisë është regjistruar vazhdimisht gjatë vitit 2015, ndërkohë blloku vuajti nga një inflacion i ulët dhe nga një rritje e ngadaltë ekonomike.