Përmirësohet ekonomia e Bashkimit Europian
Bruksel, 5 shtator - Bashkimi Evropian i cili është duke kaluar ditë të vështira në ekonomi, për herë të parë pas një kohe të gjatë ka dhënë sinjalin se është duke u përmirësuar.
Bashkimi Evropian i cili është duke kaluar ditë të vështira në ekonomi, për herë të parë pas një kohe të gjatë ka dhënë sinjalin se është duke u përmirësuar.
Ekonomia e Bashkimit Evropian me 28 anëtare në çerekun e dytë të këtij viti është rritur 0,4%.
Edhe eurozona e cila është qendra e krizës ekonomike të Evropës vërehet të ketë dalë nga recesioni që zgjati 1 vit e gjysmë.
Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të Bashkimit Evropian, pavarësisht kësaj rritjeje, unioni gjatë vitit të fundit është tkurrur 0,5%.
Ekonomia evropiane në periudhën e fundit 1 vjeçare nuk ka shënuar ndonjë ndryshim.
Ndërkohë që pala greke e Qipros ka qenë edhe kampionia e tkurrjes ekonomike në Evropë, Greqia dhe Portugalia vitin e fundit e kanë mbyllur me humbje.
Edhe Spanja me Italinë janë bërë shkak i rritjes së shqetësimeve pasi ato vijojnë të tkurren ekonomikisht në një kohë që në mbarë Bashkimin Evropian po vërehen përmirësime.