08 Nëntor 2024

Përmirësimi i mjedisit afarist prioritet i Qeverisë së Kosovës

Prishtinë, 21 nëntor - Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, mori pjesë në takimin koordinues të Task Forcës me grupet punuese për reformat që ndërlidhen me raportin e Bankës Botërore për të bërit biznes, të organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Zëvendëskryeministri Kelmendi, theksoi se përmirësimi i mjedisit afarist ka qenë dhe mbetet prioritet i vazhdueshëm i Qeverisë.

Në këtë takim, ku ishte e pranishme edhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, zëvendëskryeministri Kelmendi bëri thirrje te të gjitha ministritë dhe institucionet  përgjegjëse për përmirësimin e indikatorëve, që të punojnë me seriozitetin më të madh, në mënyrë që ky cikël i reformave të jap rezultate konkrete, të cilat jo vetëm që do të ngrisin rangimin e Kosovës në raportin e Bankës Botërore për të bërit biznes, por do të japin efekte të prekshme në punën e bizneseve, duke afirmuar Kosovën para investitorëve vendorë dhe atyre të huaj, si vend ku ia vlen të investohet.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)