Përmes një treni paraqitet niveli i lartë i korrupsionit
Lokomotiva e trenit ka paraqitur Qeverinë, ndërsa vagonët tjerë kanë paraqitur nivelin e mëtejmë të korrupsionit në sistemin gjyqësor, Kuvend dhe komuna.
Në të njëjtën kohë, një grup i personave me fanella që pasqyronin organet e drejtësisë, duke lozur letra, kanë paraqitur indiferencën ndaj fenomenit të korrupsionit që po i rrethon.
Isuf Zejna nga KDI/TIK ka vlerësuar se performanca ka për qëllim të tregoj nivelin e lartë të korrupsionit në vend, e që sipas tij këtë e vërtetojnë edhe raportet ndërkombëtare.
Sipas tij, korrupsioni me gjithë nivelin e lartë, nuk po i nxit organet ndjekëse të veprojnë për ta ndaluar këtë dukuri.