Përmbytjet në Bosnje me pasoja të rënda ekonomike
Sarajvë, 20 qershor - Zëdhënësi i delegacionit të BE-së në Bosnje-Hercegovinë Andy McGuffie deklaroi në Sarajevë se sipas statistikave paraprake, përmbytjet e mëdha të kohëve të fundit në këtë vend kanë shkaktuar një humbje ekonomike prej 20 miliardë eurosh.
McGuffie tha se përmbytjet kanë ndikuar në treguesit makro-ekonomikë dhe do të pengojnë rimëkëmbjen ekonomike të vendit.
Sipas statistikave, Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikoi se rritja e GDP-së së BIH-së do të arrijë 2.2%, por si pasojë e përmbytjeve, ky tregues në fund të vitit pritet të ulet në 1.1%. Bujqësia është sektori më i prekur nga përmbytjet, ndaj humbjet në të përllogariten të zenë 10% të GDP-së.