Përmbyllët projekti Punësimi përmes Programit Kosova e Bukur
Prishtinë, 24 gusht - Zyra e Bashkimit Evropian organizon ngjarjen përmbyllëse te projektit Punësimi përmes Programit të BE-së Kosova e Bukur".
Programi i BE-së Kosova e Bukur ka pasur për qëllim sigurimin e mundësive për punësim dhe trajnim profesional për të papunët, veçanërisht për të rinjtë dhe grupet e margjinalizuara.
KB e BE ka arritur me sukses qëllimin e saj të bukuridhënies duke përmirësuar infrastrukturën publike, përfshirë ndërtesat (arsimore, kulturore, turistike), hapësirat me gjelbërim, vendet e trashëgimisë kulturore dhe turistike, objektet e sportit dhe të rinjve.
Që nga viti 2011, në kuadër të programit të BE-së Kosova e Bukur, janë zbatuar gjithsej 75 projekte. Janë shpenzuar gjithsej 8,3 milionë , prej të cilave 7,3 milion ishin grant i BE-së dhe 946,842.89 euro kontributi komunal.
Gjatë zbatimit të këtyre 75 projekteve, janë krijuar gjithsej 3,815 vende pune brenda periudhës 5 vjeçare (2011-2016), në të cilat 74% (2,828) ishin persona të papunë për një kohë të gjatë, të regjistruar në qendrat për punësim në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Në 2 vitet e fundit, Programi i BE-së Kosova e Bukur (faza 2) ka zbatuar 29 projekte në 25 komuna në vlerë rreth 4,5 milion (prej të cilave 3,851,000 ose 86.5% ishin grant i BE-së dhe 597,500 ose 13.5% kontribut i komunës). Gjatë kësaj periudhe janë punësuar gjithsej 1,437 persona të papunë për një kohë të gjatë.