07 Nëntor 2024

Përmbyllet projekti i mbështetjes së BE-së për prokurimin në Kosovë

Prishtinë, 30 qershor - Projekti "Përmirësimi i kapaciteteve administrative në fushën e prokurimit publik në Kosovë", i cili financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe implementohet nga Planet SA organizon konferencën "Prokurimi Publik Nesër - Hapat Përpara". 

Konferenca do të shënojë fundin e mbështetjes katërvjeçare të BE-së për institucionet dhe sistemet e prokurimit publik në Kosovë.

Qëllimi është të paraqitet prokurimi publik si një mekanizëm themelor i vazhdueshëm për ekonominë e Kosovës dhe se si kontributi i BE-së ka ndihmuar në këtë drejtim.

Arritjet e bëra gjatë kohëzgjatjes së projektit do të prezantohen nga ekipi i projektit dhe autoritetet qendrore të prokurimit publik të Kosovës.

Konferenca fillon me paraqitjen e perspektivave të BE-së në fushën e Prokurimit Publik në Kosovë duke përfshirë kriteret e prioriteteve të politikave që duhen përmbushur.

Konferenca do të hapet nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe përfaqësuesit udhëheqës të autoriteteve kryesore të prokurimit publik në Kosovë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)