Përmbyllet projekti i BE-së për Kontrollin e Brendshëm Financiar
Prishtinë, 30 mars - Zyra e Bashkimit Evropian në bashkëpunim me Ministrinë e Financave organizojn konferencën përmbyllëse të Projektit për kontrollin e brendshëm të financave publike, të financuar nga BE dhe menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë.
Në këtë Konferencë do të prezantohen rezultatet e Projektit të KBFP-së dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në forcimin e kontrollit ndaj burimeve publike, rritjes së efikasitetit të shpenzimit publik dhe përmbushjen e kërkesave nga Kapitulli 32 të Acquis të BE-së Kontrolli Financiar.
Në më shumë se tre vjet mbështetje për institucionet e Kosovës për të fuqizuar sistemet, procedurat dhe mekanizmat e kontrollit të brendshëm financiar, projektit të financuar nga BE dhe të menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë për Kontrollin e Brendshëm Financiar Publik po i vjen fundi.
Për këtë arsye, bashkë me Ministrinë e Financave është organizuar një ngjarje.
Kjo Konferencë organizohet për të prezantuar rezultatet e projektit dhe angazhimet e Qeverisë së Kosovës për të fuqizuar kontrollin mbi burimet publike, për të rritur efikasitetin e shpenzimeve publike dhe për të përmbushur kërkesat e Kapitullit 32 të Acquis së BE-së Kontrolli Financiar.