12 Nëntor 2024

Përmbyllet Programi për Zhvillim të Kapaciteteve

Prishtinë, 11 korrik - Fondacioni I Kosovës për Shoqëri të Hapur, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, dhe Ambasada e Norvegjisë do të mbajnë koktejin e rastit me të cilin shënojnë përmbylljen pas 11 vite punë të suksesshme të Programit për Zhvillim të Kapaciteteve (CDF).

Me këtë rast, KFOS, UNDP, dhe Ambasada Norvegjeze organizojnë koktejin e rastit, i cili do të shënojë përmbylljen e projektit.

Me këtë rast do te shfaqet filmi dokumentar I realizuar pre këtë me titullin “11 Vite ne 11 Minuta.”

Programi është dizajnuar nga KFOS dhe UNDP ne vitin 2004 me qëllim që të ndërtojë dhe zhvillojë kapacitetet e administratës publike të Kosovës.

Për  më se 11 vite veprim, projekti ka ndërtuar kapacitetet individuale, organizative, dhe mjedisore për hartim dhe zbatim të politikave zhvillimore dhe për udhëheqësi dhe menaxhim efektiv.

Gjatë kësaj periudhe, projekti ka ndihmuar institucionet Kosovare duke mundësuar më se 2637 muaj këshillimi. 189 këshilltarë, nga vendi, rajoni, dhe diaspora, kanë shërbyer  në projekt, për realizim të 523 angazhimeve individuale.

Ndërsa institucionet përfituese shtrihen nga Zyra e Kryeministrit, tek Presidenca e Shtetit, te gjitha ministritë, agjenci te pavarura, institucione gjyqësore, dhe një numër simbolik i organizatave joqeveritare .

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)