19 Nëntor 2024

Përmbyllet Marrëveshja Stand-By me FMN-në

Prishtinë, 20 dhjetor - Kryesuar nga ministri i financave sot është mbajtur takimi përmbyllës i Komisionit për mbikëqyrjen e Marrëveshjes Stand-BY me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Me ketë rast ministri Beqaj ka thënë se ky Program nuk ka qenë i lehtë, por përkushtimi dhe puna e të gjithë neve ka bërë që ta përmbyllim me sukses këtë program dhe se Kosova në këtë rast ka dhënë një shembull të mirë se si fillohet dhe përfundohet një program me FMN

“Sot jo vetëm në Evropë por edhe më gjerë, janë të pakta ato vende që fillojnë dhe përfundojnë këso lloj programesh me FMN, Qeveria e Republikës se Kosovës gjatë kësaj periudhe ka treguar se është e zotuar për reforma, është e zotuar për zhvillim ekonomik dhe është e zotuar për mbajtjen e disiplinë fiskale dhe stabilitetit të përgjithshëm makroekonomik”, ka thënë ministri Beqaj.

Ministri Beqaj ka theksuar se aktualisht në kontakte me FMN-në janë duke u shikuar mundësitë e një bashkëpunimi të mëtutjeshëm dhe se ideja fillestare është që të diskutohet për një lloj programi që është më i lehtë se ky që po përfundohet dhe që reflekton të arriturat e deritanishme të vendit tonë”, ka theksuar ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)