Përmbyllën aktivitet në kuadër të platformës "Invest in Prizren"
Prizren, 28 janar - Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me organizatë Germin, organizon aktivitetin përmbyllës në kuadër të platformës "Invest in Prizren".
Në këtë ngjarje ku prezentë do të jenë edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha ekzekutive e Germin, Liza Gashi, do të bëhet përmbledhja e aktiviteteve kryesore të platformës "Invest in Prizren" dhe do të zyrtarizohet Zyra Ndërlidhëse për Diasporën që do të jetë në kuadër të Komunës së Prizrenit.