Përmbyll punimet Forumi për Themelimin e Unionit të bizneseve të Diasporës
Prishtinë, 18 maj - Forumi për themelimin e Unionit të Bizneseve të Diasporës, sot përmbylli punimet duke zgjedhur kryetarin e Unionit të bizneseve nga ShBA-të, vendet e Evropës, Kanadasë, si dhe dy nënkryetarë.
Me këtë rast, afaristët nga diaspora shqiptare, të cilët me iniciativë të Ministrisë së Diasporës, në kuadër të obligimeve që dalin nga përkrahja dhe koordinimi i investimeve nga jashtë, shprehën edhe njëherë përkushtimin që maksimalisht tëangazhohen në zhvillimin ekonomik të vendit.
Në këtë solemnitet, kryetarët e rrjeteve të bizneseve të Evropës, ShBA-ve dhe Kanadasë, nënshkruan edhe Deklaratën solemne të Themelimit të Unionit të Rrjeteve të Bizneseve të Diasporës Mbarë-shqiptare. (tekstin e Deklaratës mund ta gjeni të bashkangjitur në dokument ndaras).
Kryetar i Unionit të Bizneseve të Diasporës,me vota unanime nga të pranishmit,u zgjodh z. NazarMehmeti.
Nënkryetar për Amerikën Veriore, u zgjodh z. Elmi Berisha ndërsa nënkryetar për Evropë u zgjodh z. Yll Blakaj nga Austria.
Ministri i Diasporës, z. Ibrahim Makolli, pas përfundimit të punimeve të Forumit, përgëzoi të gjithë të pranishmit për përkushtimin dhe punën e tyre, ndërsa premtoi që ky projekt i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës do të gjen gjithmonë mbështetje.
Ai me këtë rast falënderoi të gjitha institucionete Republikës së Kosovës, OrganizatatNdërkombëtare dhe afaristët nga Diaspora, të cilët kanë përkrahur fuqishëm procesin e Rrjetëzimit të Bizneseve dhe krijimin e këtij Unioni.
Delegacioni i bizneseve nga diaspora, gjatë vizitës, qëndruan edhe në komunën e Rahovecit, Gjilanit dhe Gjakovës, ku u takuan me kryetarët e Komunave përkatëse si dhe me kryetarin e komunës së Junikut.
Edhe gjatë këtyre takimeve u diskutuan forma të ndryshme të mundshme për bashkëpunim, ndërsa Komunat shprehën gatishmërinë e tyre që tu ofrojnë afaristëve infrastrukturë dhe mundësi tëtë bërit biznes, si dhe unanimisht shprehën përkushtimin maksimal për luftimin e çfarëdo pengese në të cilën ata mund të hasin gjatë zhvillimit të aktiviteteve të tyre afariste.