Përmbushja e objektivave të mijëvjeçarit sfidë për Kosovën
Të dhënat tregojnë se Kosova ka bërë përpjekje të gjejë rrugën e vet për realizimin e objektivave të Mijëvjeçarit, mirëpo ende ka punë për tu bërë.
Në këtë tryezë merrnin pjesë shumë organizata të OKB-së të akredituara në Kosovë, si: UNICEF, UNIFEM, ADA, OHCHR, ËHO, UNDPI, deputetë të Kuvendit të Kosovës, ekspertë të lëmenjve përkatës, donatorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Nora Sahatçiu menaxhere e projektit të UNDP-së, paraqiti objektivat zhvillimore të Mijëvjeçarit duke vlerësuar edhe përmbushjen e tyre sipas kritereve dhe standardeve bashkëkohore. Nga tetë objektivave zhvillimore, vetëm një ka përmbushur kriteret për vlerësim pozitiv gjatë studimit tonë, tha Sahatçiu .
Ndërkaq, është shënuar arritje në shkollimin fillor për të gjithë dhe përmirësim i cilësisë së tij, vlerësoi ajo.
Luciano Calestin, përfaqësues i UNDP-së, vlerësoi se problemet janë shumë komplekse, andaj objektivat zhvillimore të Mijëvjeçarit janë shumë sfiduese, por angazhimet duhet të jenë të pareshtura dhe përkujtoi se 48 për qind e fëmijëve jetojnë me më pak se një dollar në ditë.
Ndërkaq, Doina Bologa, siguroi të pranishmit se agjencionet e OKB-së janë të zotuara të ndihmojnë Kosovën në përmbushjen e objektivave të Mijëvjeçarit. Po ashtu Bologa duke iu drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se nuk është e rëndësishme vetëm miratimi i ligjeve, por, të ndërtohen mekanizma që monitorojnë zbatimin e tyre. Andaj, Parlamenti duhet fuqizuar edhe në monitorim, tha ajo.