Përmbushen kriteret e parapara me marrëveshjen Stand Bye
Prishtinë, 10 qershor - Ministri Besim Beqaj së bashku me udhëheqësin e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN-së) për Kosovë, Johannes Wiegand dhe me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza, kanë mbajtur sot konferencë për media me rastin e përfundimit të vizitës së misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, i cili mision ka qëndruar në Kosovë nga 28 maji deri më sot.
Në këtë konferencë, Ministri Beqaj tha se me misionin e Fondit Monetarë Ndërkombëtarë, është diskutuar rreth politikave ekonomike dhe fiskale të Republikës së Kosovës, si dhe për rishikimin e katërt të marrëveshjes Stand By.
Pas takimeve dhe diskutimeve të shumta kemi arritur pajtim në të gjitha pikat, dhe si rrjedhojë ky rishikim i marrëveshjes do të jetë i suksesshëm. Është vlerësuar se Kosova është duke ecur mirë në performancën ekonomike dhe fiskale . Ndërsa vlerësimet për rishikimin e katërt të marrëveshjes Stand-by janë se të gjitha kriteret, qofshin ato kuantitative dhe kriteret e performancës, të cilat kanë qenë për këtë vit janë plotësuar në tërësi dhe jemi në rrugë të mbarë që të bashkëpunojmë dhe ta përmbyllim me sukses këtë rishikim të rregullt të marrëveshjes me FMN-në , tha ministri Beqaj.
Ai shtoi se Gjatë vizitës së këtij misioni është diskutuar edhe për rishikimin e buxhetit për këtë vit dhe jemi pajtuar për pikat, në të cilat neve do të bëjmë rishikimin e buxhetit për vitin 2013. Dhe njëkohësisht kemi biseduar edhe për parametrat e gjerë për buxhetin e vitit 2014, gjë që do ta diskutojmë në mënyrë më të detajizuar në vizitën e radhës të FMN-së e cila do të ndodhë në pjesën e tretë të këtij viti.
Kryesuesi i Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Wiegand u shpreh seMisioni ka arritur marrëveshjen në nivel stafi me autoritete mbi pako të politikave të cilat kanë për qëllim kompletimin e rishikimit të katërt sipas marrëveshjes Stand-by. Vëmendja e Bordit Ekzekutiv të FMN-së është planifikuar tentativisht në mesin e korrikut. Përfundimi i rishikimit do ti mundësoj Kosovës tërheqjen e SDR 4.251 miliona (rreth 5 miliona). Megjithatë, në përputhje me qëllimin për të trajtuar marrëveshjen si mbrojtëse në 2013, autoritetet kosovare planifikojnë mos tërheqjen e tyre.
Politikat makroekonomike dhe financiare mbesin gjerësisht në rrugën e duhur. Të gjitha performancat kuantitative të muajit prill janë arritur, dhe si mungesë e mbledhjes së të hyrave është bërë kompensimi i tepërt nën ekzekutimin e shpenzimeve kapitale. Janë duke u ndërmarrë masat për të kompensuar mungesën e të hyrave. Standardet e aplikueshme strukturore janë arritur po ashtu. Objektivat buxhetore për 2013 mbesin të arritshme dhe të përshtatshme por kërkojnë një përpjekje për të përmbushur qëllimet tatimore dhe jotatimore për mbledhjen e të hyrave, si dhe disiplinë të vazhdueshme të shpenzimeve, ka shtuar ai.
Ndërsa, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Bedri Hamza ka thënë se do të hyjnë në një reformë në sektorin e gjyqësisë që të krijojnë departamente të veçanta pranë gjykatave kompetente që ato të merren vetëm me trajtimin e lëndëve që kanë të bëjnë me sektorin bankar dhe trajtimin e çështjes kolaterale dhe kjo do të bëjë uljen e kamatave bankare.
Sa i përket sektorit financiar është mjaftë i mirë. Kemi rritje të depozitave dhe kemi rritje edhe të kredive dhe mbi të gjitha kemi zvogëlim të normave të kamatave. Të gjitha kriteret janë përmbushur edhe ne jemi në përpikëri, jemi duke marr në konsideratë edhe rekomandimet e FMN-së dhe BB-së. Janë duke u eliminuar edhe disa pengesa që bankat i kanë konsideruar si një prej arsyeve pse normat e kamatave të jenë në këtë nivel ku janë. Një prej tyre ka qenë SWIFT kodi që Kosovës ju ka caktuar një kod shtetëror, ka thënë Hamza.