Përkrahje e fuqishme zhvillimit të sektorit financiar në Kosovë
Uashington, 21 prill- Në kuadër të pjesëmarrjes në takimet pranverore të Fondit Monetar Ndërkombetar dhe të Bankës Botërore, Guvernatori Gërguri ka vizituar Departamentin e Thesarit të ShBA-ve me ç'rast është pritur nga z.Christopher Smart, Zëvëndesasistent i Sekretarit për Evropë dhe Azi.
Krahas njoftimit mbi zhvillimet e përgjithshme në sektorin financiar dhe ekonominë e Kosovës Guvernatori Gërguri ka nënvizuar asistencën teknike të veçantë që Thesari amerikan është duke e dhënë me qëllim të fuqizimit të mëtejmë të sektorit financiar, me fokus të veçantë në konsolidimin e industrisë së sigurimeve, pastaj hartimin e Strategjisë dhe Politikës Nacionale për tregun e ndërtimit banesor si dhe ngritjen e kapaciteteve për qeverisje korporative në kuadër të Bankës Qëndrore.
Nisur nga realizimi me shumë sukses i projektit të tregut të letrave me vlerë të Qeverisë, është nënvizuar në veçanti se koordinimi ndërinstitucional, përkushtimi dhe marrja e pronësisë në realizimin e projekteve e demonstruar më këtë rast mbetet faktor kyç edhe për shfrytëzimin efektiv dhe efikas të asistencës teknike e cila është duke iu ofruar sektorit financiar në fushat e cekura më lartë.