20 Nëntor 2024

Përkrahja e Kanadasë për Kosovën do të vazhdoj edhe në të ardhmen

Prishtinë, 20 qershor - Ministri i Financave Besim Beqaj priti sot në vizitë zyrtare ambasadoren  e Kanadasë në Zagreb, jo rezident për Kosovë, Louise Larocque,  të cilën e  falënderoi për mbështetjen dhe përkrahjen e Kanadasë në të gjitha fazat e zhvillimit të shtetit të Kosovës.

Ministri Beqaj, duke falënderuar Ambasadoren Louise Larocque, potencoi se përkrahja dhe ndihma që i është dhënë deri më tani Kosovës është shumë e rëndësishme që të vazhdojë edhe në të ardhmen, meqenëse Kosova si shtet i ri  ka nevojë për përkrahje nga partneret e saj strategjik.

Ai gjithashtu e njoftoi Ambasadoren edhe për gjendjen e përgjithshme  ekonomike në vend dhe veçanërisht me zhvillimet buxhetore dhe makrofiskale si dhe për progresin e Qeverisë së Kosovës në përmbushjen e kritereve të Marrëveshjes Stand-By me FMN-në.

Me këtë rast në emër të Qeverisë së Kosovës ministri Beqaj e falënderoi Ambasadoren edhe për përkrahjen që shteti kanadez i ka dhënë shtetit të Kosovës për anëtarësimin e saj në institucionet financiare ndërkombëtare.

Ndërsa, në anën tjetër Ambasadorja Louise Larocque duke e  përgëzuar Ministrin Beqaj për funksionin e tij të ri si ministër i Financave, shprehi kënaqësinë që shteti kanadez e ka përkrahur në vazhdimësi Kosovën në aspektin politik dhe ekonomik por njëherit shprehi gatishmërinë që kjo përkrahje për Kosovën të vazhdoj edhe në të ardhmen.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)