16 Nëntor 2024

Përkrahja e FMN-së për Kosovën nuk do të mungojë as në të ardhmen

Prishtinë, 27 maj - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, takoi sot zëvendës drejtorin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Min Zhu, me të cilin diskutoi për trendet zhvillimore të ekonomisë në vend dhe rajon, me theks në thellimin e marrëdhënieve në mes të vendit tonë dhe FMN-së.

Në takim mori pjesë edhe guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza.

Në takim u diskutua për kahet e zhvillimeve të ekonomisë në vend dhe rajon, bashkëpunimin e deritashëm ekonomik në mes të institucioneve financiare të Republikës së Kosovës dhe FMN-së, vëllimin e këtyre marrëdhënieve, si dhe mundësitë e zgjerimit të tyre.

Veseli theksoi se agjenda legjislative dhe puna kuvendore është e përqendruar në zhvillimin ekonomik, jo vetëm në ngritjen e projekteve të mëdha instrastrukturore por edhe fuqizimin e ndërmarrësisë, përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe hapjen e perspektivës ekonomike në vend, posaçërisht të të rinjve.

Zhu shprehu respekt për punën dhe bashkëpunimin e deritashëm, duke theksuar se përkrahja nga FMN-ja nuk do të mungojë as në të ardhmen.

Ai shtoi se stabiliteti makrofinanciar i Kosovës është predispozitë për inkurajimin e këtij bashkëpunimi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)